17/05/2026 - 9:15
Ngjarjet e datës 17 maj (Video)
Federata e Karatesë e Kosovës organizon turneun ndërkombëtar “Haki Ibërdemaj”, ngjarje sportive kushtuar figurës dhe kontributit të çmuar të Haki Ibërdemaj. (Palestra “Karagaçi” në Pejë, ora 12:00) (Do të ketë Video)British Gymnasium of Tecnology mban ceremoninë e diplomimit ...
Burimi: KosovaPress • 128 fjalë
17/05/2026 - 8:52
I dehur e sulmon bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë
Një person është arrestuar në Malishevë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:53, në Malishevë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe, me ve...
Burimi: KosovaPress • 90 fjalë
17/05/2026 - 8:27
OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo - një emergjencë globale shëndetësore
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.Agjencia shtoi se shpërthimi, me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të...
Burimi: KosovaPress • 208 fjalë
17/05/2026 - 8:17
Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo kufizime
Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa asnjë pagesë apo kufizim, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.Duke folur në Forumin Evropë-Gjiri në vendpushimin jugor të Greqisë, Costa Navarino, Meloni tha se Italia është e bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën e vazhdueshme n...
Burimi: KosovaPress • 162 fjalë
17/05/2026 - 7:54
Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?
Pirja e kafesë menjëherë pas mëngjesit është një rutinë që shumë njerëz nuk e shmangin dot, por ekspertët sugjerojnë se ky zakon mund të ndikojë në mënyrën si organizmi përthith disa minerale të rëndësishme, veçanërisht hekurin.Sipas specialistëve të ushqyerjes, kafeja dhe ...
Burimi: KosovaPress • 234 fjalë
17/05/2026 - 7:30
Bullgaria fiton “Eurovision 2026”, Shqipëria renditet në vendin e 13-të
Ylli bullgar i muzikës pop, Dara, ka fituar konkursin e këngës në Eurovision me himnin e saj të vallëzimit pneumatik “Bangaranga”.27-vjeçarja kryesoi votat si të publikut ashtu edhe të jurisë në një përfundim tronditës, duke kaluar Izraelin në vendin e dytë dhe Rumaninë në vend...
Burimi: KosovaPress • 215 fjalë
17/05/2026 - 7:19
Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit
17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti 1969, duke shënuar themelimin e ITU dhe nënshkrimin e Konven...
Burimi: KosovaPress • 237 fjalë
17/05/2026 - 7:14
Dita ndërkombëtare e hipertensionit
17 maji shënon ditën ndërkombëtare të hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milion të vdekur.Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk jan�...
Burimi: KosovaPress • 185 fjalë
17/05/2026 - 7:03
Diell e shi, këto janë temperaturat maksimale për sot
Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet për sot (e diel) në vendin tonë. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijn...
Burimi: KosovaPress • 133 fjalë
16/05/2026 - 22:59
Ngjarjet e datës 17 maj
Ngjarjet e datës 17 majMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizon diskutimin lidhur me konceptin e Parkut Industrial në Gjakovë. (Villa La Villa, Gjakovë)Agjenda:13:30 – Pritja e mysafirëve14:00 – Fjalë rasti nga kryeministri Albin Kurti14:15 – Prezant...
Burimi: KosovaPress • 81 fjalë
16/05/2026 - 22:46
Para protestës për gjuhën shqipe në Shkup, provokim i policisë “Këtu ka vetëm Maqedoni”, studenti: Rastësi apo paralajmërim?
Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar pas pamjeve që tregojnë një paradë të një formacioni të policisë speciale në lagjet urbane të Kumanovës, vetëm dy dit...
Burimi: KosovaPress • 269 fjalë
16/05/2026 - 22:04
Emocione në Vjenë, Alis Kallaçi shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”, votoni kodin 05
Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme dhe plot dritë në skenën e madhe të “Wiener Stadthalle” në Vjenë të Austrisë, ku po zhvillohet Finalja e Madhe e edicionit të 70-të të Eurovizionit. I renditur i pesti në radhën e të kon...
Burimi: KosovaPress • 435 fjalë
16/05/2026 - 21:51
Përparim Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku studentët do të protestojnë lidhur me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.Rama tha se gjuha shqipe nuk është privilegj, porse është e drejtë kushtetuese dhe themelore e �...
Burimi: KosovaPress • 199 fjalë
16/05/2026 - 21:43
Tajvani këmbëngul se është i pavarur pas paralajmërimit të Trumpit
Presidenti Lai thotë se Tajvani nuk ka nevojë të shpallë pavarësinë formaleTajvani ka këmbëngulur se është një komb sovran dhe i pavarur, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paralajmëroi atë kundër shpalljes zyrtare të pavarësisë nga Kina.Komentet e Trump erdhën pas një sami...
Burimi: KosovaPress • 619 fjalë
16/05/2026 - 21:32
Hamasi konfirmon vrasjen e komandantit të tij kryesor në sulmin ajror izraelit
Një zyrtar i Hamasit i ka konfirmuar BBC-së se Izz ad-Din al-Haddad, komandant i krahut të armatosur të grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës të premten.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë në një deklaratë të përbas...
Burimi: KosovaPress • 378 fjalë
16/05/2026 - 20:29
Nisin punimet në rrugën rajonale Mushtisht-Delloc
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118 nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc.Rruga, e cila do të lidhë S...
Burimi: KosovaPress • 166 fjalë
16/05/2026 - 20:17
Hamza viziton dy familje në Prizren: Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet dhe dinjitetin e qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot për vizitë në dy familje të lagjes Kurillë në Prizren, ku nga afër kanë dëgjuar shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.Kryetar...
Burimi: KosovaPress • 185 fjalë
16/05/2026 - 19:56
SNF: Beogradi po ndëshkon serbët që kundërshtojnë Listën Serbe, largime nga puna dhe presion në emër të “interesit kombëtar”
Forumi Kombëtar Serb (SNF) ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ndërhyrje politike dhe largime masive të punëtorëve serbë nga ‘institucionet serbe’ që funksionojnë në Kosovë, duke pretenduar se shkarkimet po përdoren për të detyruar integrimin e instit...
Burimi: KosovaPress • 527 fjalë
16/05/2026 - 19:41
Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon "Zuckerbergë"
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka shpjeguar vizionin e tij ekonomik për ta kthyer Kosovën në një fuqi rajonale dhe të integruar globalisht.Gjini theksoi se fokusi i tij i vetëm është arritja e këtij caku madhor, duke lënë anash debatet ideologjike dhe duke u përqen...
Burimi: KosovaPress • 158 fjalë
16/05/2026 - 19:11
Abdixhiku dhe Osmani në Ferizaj: Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, u ndie në këtë qytet
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe bartësja e listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani, në kuadër të aktivitetit në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit, u ndalën në Ferizaj.Abdixhiku vlerësoi se “bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qy...
Burimi: KosovaPress • 126 fjalë