24/04/2026 - 10:17
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit Izrael-Liban
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tre javë të tjera, pas një takimi mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Zyrën Ovale.Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se takimi, ku morën pjesë edhe z...
Burimi: KosovaPress • 246 fjalë
24/04/2026 - 9:35
Ceferin kritikon ashpër VAR-in: “As vetë nuk e kuptoj më”
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shprehur kritika të forta ndaj sistemit VAR, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e vendimeve të gjyqtarëve që nga përdorimi i tij.Gjatë një konference në Madrid, ai theksoi se interpretimet e ndryshme të rregullave nga një ndeshje në tjetr...
Burimi: KosovaPress • 161 fjalë
24/04/2026 - 9:25
Haxhiu i hap homazhet për kolosin e letrave shqipe, Rexhep Qosjen
Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëkohësisht kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri homazhe dhe hapi Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.Familja e Qosjes, siç ishte dëshira e fundit e të ndjerit nuk mori pjesë në këtë ...
Burimi: KosovaPress • 78 fjalë
24/04/2026 - 9:17
Muriqi feston sot datëlindjen, Majorka me urim të veçantë
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi feston sot datëlindjen. Prezrenasi i lindur më 24 prill 1994 tashmë është shndrruar në një nga sulmuesit kryesor në Evropë me shkëlqimin e tij në skuadrën spanjolle Majorka të cilën po e mban mbi super për të mbijetuar në La Liga këtë edicion.“Sot k...
Burimi: KosovaPress • 118 fjalë
24/04/2026 - 9:13
Ngjarjet e datës 24 prill (Video)
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu organizohet homazhe dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 8:45 -16:00) Do të ketë videoLansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin...
Burimi: KosovaPress • 286 fjalë
24/04/2026 - 8:56
Italia në Botëror? Flet Donald Trump
Ditëve të fundit është raportuar se Italia mund të jetë shteti që do ta zëvendësojë Iranin në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet këtë verë.Në lidhje më këto raportime, ka folur tashmë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka ...
Burimi: KosovaPress • 126 fjalë
24/04/2026 - 8:21
Ndërron jetë tragjikisht futbollisti i KF Gjakova
Klubi i Futbollit Gjakova 1961 ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të futbollistit të tyre, Lendrit Fetahaj.Në një telegram ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.Përmes mesazhit të tyre, KF Gjakova i ka shprehur ngush...
Burimi: KosovaPress • 81 fjalë
24/04/2026 - 7:44
Ja si u krijuan Forcat Ajrore Shqiptare para 75 vjetësh
Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951.Forcat Ajrore Shqiptare janë një nga tre armët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Forca Ajrore përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Usht...
Burimi: KosovaPress • 752 fjalë
24/04/2026 - 7:30
Hashim Thaçi mbush 58 vjet
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 58 vjet. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës s...
Burimi: KosovaPress • 112 fjalë
24/04/2026 - 7:13
Moti sot, diell e vranësira
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.Temperaturat minimale do të lëvizin mes 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 14 dhe 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimi...
Burimi: KosovaPress • 49 fjalë
23/04/2026 - 22:46
Të premten shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për rastin Banjska
Të premten (më 24 prill) në Gjykatën Themelore në Prishtinë në orën 15:00 shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.Policia e Kosovës ishte sulmuar nga një grup i serbëve të armatosur më 24 shtator të vit...
Burimi: KosovaPress • 226 fjalë
23/04/2026 - 22:17
Ngjarjet e datës 24 prill
Ngjarjet e datës 24 prillNën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu organizohet homazhe dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 8:45 -16:00)Mbledhje e Komisionit për Legjislacion, M...
Burimi: KosovaPress • 294 fjalë
23/04/2026 - 21:59
Trepça triumfon ndaj Pejës në Mitrovicë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
KB Trepça ka bërë hapin e parë të sigurt drejt finales së "Play-off"-it në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën me rezultat 86:78 në një atmosferë të zjarrtë në Mitrovicë.Ndeshja ishte intensive që nga fillimi, me kampionët në fuqi që treguan stabilitet në çastet vendimta...
Burimi: KosovaPress • 131 fjalë
23/04/2026 - 21:38
Kryeministri Rama kritikon BE-në për gabimin strategjik ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë
Në një intervistë të fundit për median prestigjioze POLITICO, Kryeministri Edi Rama ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme gjeopolitike dhe të brendshme. Pikat kryesore të kësaj interviste përfshijnë qasjen ndaj Rusisë. Rama e cilëson si “gabim të madh strategjik” ven...
Burimi: KosovaPress • 1,308 fjalë
23/04/2026 - 21:31
Izraeli pret “dritën jeshile” nga SHBA-ja, ministri i Mbrojtjes paralajmëron goditje të ashpra ndaj Iranit
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se vendi i tij është i përgatitur të rifillojë luftën kundër Iranit dhe të ndërmarrë sulme të gjera ndaj infrastrukturës së tij.Sipas tij, ushtria izraelite është në pritje të “dritës jeshile” nga Shtetet e Bashkuara për n...
Burimi: KosovaPress • 166 fjalë
23/04/2026 - 21:20
Një punëtor humbi jetën pasi ra nga ndërtesa në Gjakovë, njëi dyshuar po intervistohet
Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Pjetër Bogdan”, në Gjakovë.Viktima është Lendrit Fetahaj 29 vjeçar nga Skivjani i Gjakovës.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi bëri të ditur se një person po intervistohet në cilë...
Burimi: KosovaPress • 135 fjalë
23/04/2026 - 21:02
Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca
Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seancaKuvendi i Kosovës nesër (e premte) do të mbajë dy seanca.Në orën 10:00 mbahet seancë e veçantë: ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Ndërsa, në orën 11:00 mbahet seanca plenare, në të cilën janë ...
Burimi: KosovaPress • 171 fjalë
23/04/2026 - 20:42
Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë , përjashtohet Luçiano Boçi nga seanca plenare
Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate, ku deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua pas një përplasjeje me drejtuesin e seancës.Debati nisi pas replikës së ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, kur Boçi kërkoi të marrë fjalën.Kryetari i Kuvendit...
Burimi: KosovaPress • 130 fjalë
23/04/2026 - 20:35
Trump: Vizita e mbretit Charles mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vizita shtetërore e javës së ardhshme nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar.Kur u pyet në një intervistë telefonike me BBC-në nëse vizita mund të ndihmonte ...
Burimi: KosovaPress • 797 fjalë
23/04/2026 - 20:25
Nga Haga Jakup Krasniqi përmes Bilall Sherifit përcjell telegram ngushëllimi për vdekjen e Rexhep Qosjes
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka pranuar një mesazh nga Jakup Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Sipas Sherifit, Krasniqi e ka ngarkuar atë të përcjellë një telegram ng...
Burimi: KosovaPress • 333 fjalë