16/04/2026 - 12:53
Nuk e ndal askush, Distria Krasniqi siguron finalen e Evropianit të xhudos
Distria Krasniqi ka siguruar një tjetër sukses të madh për xhudon kosovare, duke u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për seniorë “European Senior Championships 2026” që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia olimpike vazhdon formën e saj të shkëlqyer, duke kalua...
Burimi: KosovaPress • 151 fjalë
16/04/2026 - 12:45
Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga Pediatria, i jepet nën kujdes QPS-së në Gjakovë
Një muaj më parë, një pesëvjeçar, për shkak të keqtrajtimit nga prindërit, mori trajtim mjekësor në Kujdesin Intensiv Pediatrik.Zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i ka thënë KosovaPress-it se ai është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së dj...
Burimi: KosovaPress • 243 fjalë
16/04/2026 - 12:28
Katër gjigantë për dy bileta në finale, ja kur zhvillohen gjysmëfinalet e Championsit
Janë konfirmuar përballjet dhe datat e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26, pas përfundimit të fazës çerekfinale. Katër skuadrat më të mira do të garojnë për një vend në finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.Në gjysmëfinale ...
Burimi: KosovaPress • 152 fjalë
16/04/2026 - 12:21
Zbulohen armë dhe municion në Zubin Potok, Sveçla: S’tolerojmë asnjë kërcënim ndaj sigurisë së vendit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në Zubin Potok, ku janë bastisur gjashtë lokacione dhe janë sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme.Sipas Sveçlës, gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe konfisku...
Burimi: KosovaPress • 154 fjalë
16/04/2026 - 12:09
Raporti për rastin e 5-vjeçarit: Lipjani duhet t’i ketë të paktën 6 punëtorë socialë, i ka vetëm dy
Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti ka shfaqur shqetësimin lidhur me shkeljet e gjetura në rastin e pësëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të cilët ndodhën në Qendrën për Punë Sociale.Kjo, pasi vonë pasditen e së mërkurës nga Divizioni për In...
Burimi: KosovaPress • 943 fjalë
16/04/2026 - 11:54
Zgjedhja e presidentit, a është në komunikim Kurti me Abdixhikun?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike, raporton KosovaPress.Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëje...
Burimi: KosovaPress • 190 fjalë
16/04/2026 - 11:29
Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian
Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në Tbilisi të Gjeorgjisë janë duke garuar 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.Në këtë kampionat marrin pjesë edhe xhudistët nga Kosova. Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të European Senior Championship 202...
Burimi: KosovaPress • 83 fjalë
16/04/2026 - 11:23
Infantino i bindur se Irani do të jetë pjesë e Botërorit 2026
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha të mërkurën se Irani do të marrë pjesë "me siguri" në Kupën e Botës 2026, pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme."Irani po vjen me siguri. Shpresojmë që deri atëherë situata të jetë paqësore, dhe kjo do të ndihmonte patjetër ", tha Infan...
Burimi: KosovaPress • 234 fjalë
16/04/2026 - 11:21
Vdekjet në vendet e punës, nis aksioni i inspektimeve për rritjen e sigurisë
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare në bashkëpunim me Inspektorati Qendror i Punës nisi aksionin për inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovë, raporton KosovaPress. Ky aksion do të zhvillohet në tri rajone: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj dhe n...
Burimi: KosovaPress • 141 fjalë
16/04/2026 - 11:12
27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt
Sot shënohet 27-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj...
Burimi: KosovaPress • 133 fjalë
16/04/2026 - 10:57
Ministri i Jashtëm i Belgjikës sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prévot sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të së cilës deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy takime nga pala kosovare.Ministri belg do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 13:30, njoftoi Zyra e kryemini...
Burimi: KosovaPress • 195 fjalë
16/04/2026 - 10:40
Rama takim zyrtar sot në Romë me Melonin
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.Takimi i cili është bërë publik në faqen e Kryeministrisë së Italisë është planifikuar të mbahet në orën 15:00 dhe pritet t...
Burimi: KosovaPress • 137 fjalë
16/04/2026 - 10:35
Superliga e Kosovës në futboll sjell përballje interesante
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin për xhiron e 29-të të Superligës, e cila do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 18 prill dhe 19 prill.Të shtunën, vëmendja do të jetë te përballja mes Llapit dhe Prishtinës, një derbi që pritet të jetë mjaft i zjarrtë. ...
Burimi: KosovaPress • 135 fjalë
16/04/2026 - 10:32
Hungari: Magjar do të dëbojë 'migrantët VIP' të Orbanit
Ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, Ziobro e të tjerë: Viktor Orbán-i u dha azil aleatëve politikë që përballen me probleme ligjore. Kjo do të marrë fund: kryeministri i ardhshëm, Peter Magjar, ka njoftuar se do t'i dëbojë ata, po nuk u larguan.Kur intelektualët hungarezë e p...
Burimi: KosovaPress • 362 fjalë
16/04/2026 - 10:20
Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) bën të ditur se çmimet maksimale të lejuara për karburant për ditën e sotme.MINT njofton se, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur nga 1.76 euro për një litër sa ishte një ditë më par�...
Burimi: KosovaPress • 111 fjalë
16/04/2026 - 10:19
Kurti takon Sorensen, flasin për procesin e integrimit në BE
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.Sipas njoftimit, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjë...
Burimi: KosovaPress • 94 fjalë
16/04/2026 - 10:13
Njoftim shtesë (Video)
Intervistë me ministrin për Punë dhe Familje, Andin Hoti. (Do të ketë Video) Gjatë ditës do të ketë njoftime shtesë. ...
Burimi: KosovaPress • 20 fjalë
16/04/2026 - 9:57
Ekskluzive: Hoti pranon raportin final - institucionet dështuan në trajtimin e rastit të 5-vjeçarit në Lipjan
Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, e ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale. Ky raport është pranuar, vonë pasditen e së mërkurës nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Socia...
Burimi: KosovaPress • 856 fjalë
16/04/2026 - 9:56
Kompany me mesazh të qartë pas fitores së Bayern Munich ndaj Real Madridit
Bayern Mynih ka klauar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, pas fitores 6-4 ndaj Real Madridit. Reali kaloi në epërsi shpejt, me Arda Guler që shënoi në minutën e parë. Aleksandar Pavlovic i Bayernit barazoi pak më vonë, por Guler shënoi...
Burimi: KosovaPress • 293 fjalë
16/04/2026 - 9:39
Ngjarjet e datës 16 prill (Video)
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës zhvillon aktivitetin zyrtar për shënimin e fillimit të aksionit të jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. (Rr. Prishtinë-Fush...
Burimi: KosovaPress • 258 fjalë