23/06/2026 - 20:21
Edhe Dega e LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, “si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”.Në reagim të kësaj Dege thuhet se “rezultati i zgjedh...
Burimi: KosovaPress • 532 fjalë
23/06/2026 - 20:06
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Përgjegjësia për rezultatin të bartet nga udhëheqja
Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”.“Në këtë d...
Burimi: KosovaPress • 149 fjalë
23/06/2026 - 19:55
Rame Lahaj International Opera Festival hapet me koncertin e rok-grupit “Minatori”
Rok grupi “Minatori”, do të hapë edicionin e gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, më 4 korrik nën qiellin e hapur në Marigona Hill.Më herët është bërë e ditur se tenori ynë me famë ndërkombëtare dhe njëkohësisht themeluesi i festivalit, Ramë Lahaj do të ngjit...
Burimi: KosovaPress • 60 fjalë
23/06/2026 - 19:54
Mbyllet pjesa e parë me Portugalinë në dominim ndaj Uzbekistan-it
Portugalia ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të thellë 3-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K të Botërorit 2026.Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 6-të, kur shfrytëzoi një asistim të Joao Cancelos për të kaluar portugezët në avantazh.Në minutën e 17-të, ...
Burimi: KosovaPress • 180 fjalë
23/06/2026 - 19:43
Ronaldo nuk ndalet, realizon dopietë ndaj Uzbekistanit
Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë personal në përballjen ndaj Uzbekistanit në Botërorin 2026, duke e çuar rezultatin në 3-0 për Portugalinë në minutën e 39-të.Pas një asistimi të saktë nga Bruno Fernandes, Ronaldo u gjend i pambuluar brenda zonës dhe dërgoi topin në k...
Burimi: KosovaPress • 92 fjalë
23/06/2026 - 19:36
Ronaldo bën histori: shënon në 6 Kupa Botërore
Cristiano Ronaldo ka hyrë edhe një herë në historinë e futbollit botëror, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në gjashtë edicione të Kupës së Botës.Sulmuesi portugez realizoi golin e parë në ndeshjen ndaj Uzbekistanit në minutën e 6-të, pas një asistimi të bukur nga Joã...
Burimi: KosovaPress • 111 fjalë
23/06/2026 - 19:34
Uzbekistan suprizon me supergol, por VAR-i e anulon pas faullit
Azizjon Ganiev kishte shënuar një gol spektakolar nga distanca në minutën e 29-të, duke ngushtuar rezultatin në 2–1 ndaj Portugalisë me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm të majtë.Por gëzimi i Uzbekistanit zgjati pak, pasi pas një rishikimi nga VAR në minutën e 31-të, gj...
Burimi: KosovaPress • 83 fjalë
23/06/2026 - 19:19
Mendes befason të gjithë, Portugalia dyfishon epërsinë
Nuno Mendes ka shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit për Portugalinë në ndeshjen ndaj Uzbekistanit, duke e çuar rezultatin në 2–0 në minutën e 17-të.Në një situatë ku të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo të merrte përsipër ekzekutimin e faullit, ai befasoi duke ia...
Burimi: KosovaPress • 90 fjalë
23/06/2026 - 19:12
Ronaldo shënon golin e parë në Botëror
Cristiano Ronaldo ka zhbllokuar rezultatin shumë herët në ndeshjen ndaj Uzbekistanit në Botëror, duke shënuar për 1–0 në minutën e 6-të.Goli erdhi pas një aksioni të bukur ku Joao Cancelo ishte vendimtar në ndërtimin e lojës, duke asistuar për Ronaldon, i cili me një goditje të s...
Burimi: KosovaPress • 75 fjalë
23/06/2026 - 18:58
Dhjetëra anije kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje që synon t'i japë fund luftës, përfshirë 42 anije vetëm të shtunën, sipas të dhënave të reja nga firma e inteligjencës detare Kpler.Numri i anijeve që bëjnë tranz...
Burimi: KosovaPress • 851 fjalë
23/06/2026 - 18:56
Mbi 20 për qind e gjermanëve s’mund të përballojnë as edhe një pushim javor
Pushimet verore janë bërë të papërballueshme për çdo të pestin qytetar në Gjermani. Sipas të dhënave të publikuara të martën, 21 për qind e popullsisë së këtij shteti nuk kanë mundësi financiare të shkojnë në një pushim njëjavor.Zyra Federale e Statistikave bëri të ditur s...
Burimi: KosovaPress • 161 fjalë
23/06/2026 - 18:43
Gjermania bastis banesat e pesë të dyshuarve për lidhje me "Shtetin Islamik"
Policia gjermane ka bastisur banesat e pesë personave të dyshuar për anëtarësi në organizatën terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), njoftuan të martën prokurorët federalë.Asnjë person nuk është arrestuar gjatë operacioneve të zhvilluara në qytetin Filderstadt në jugperëndim të ...
Burimi: KosovaPress • 134 fjalë
23/06/2026 - 18:40
Doku bëhet baba, Belgjika i jep leje të udhëtojë
Jeremy Doku ka marrë leje nga përfaqësuesja e Belgjikës për të udhëtuar drejt Londrës, pasi u bë baba për herë të parë.Në njoftimin zyrtar të ekipit thuhet se Doku, me lejen e stafit mjekësor, u largua për të qenë pranë familjes në këtë moment të veçantë, ndërsa më pas do...
Burimi: KosovaPress • 126 fjalë
23/06/2026 - 18:32
U gjet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss në Zvicër
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejar...
Burimi: KosovaPress • 126 fjalë
23/06/2026 - 18:19
Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që e fajësojnë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për gjendjen e serbëve në Kosovë, transmeton KosovaPress.Përmes një postimi në rrjetin social...
Burimi: KosovaPress • 187 fjalë
23/06/2026 - 18:15
Lufta në Iran i kushtoi shtrenjtë Trumpit, i kërkon 80 miliardë dollarë nga Kongresi
Pentagoni ka njoftuar senatorët amerikanë se i nevojiten rreth 80 miliardë dollarë shtesë. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të përdoret për mbulimin e kostove të luftës së SHBA-së kundër Iranit.Kjo kërkesë i shtohet rritjes së madhe të shpenzimeve ushtarake që po kërkon pres...
Burimi: KosovaPress • 208 fjalë
23/06/2026 - 18:10
Formacionet zyrtare Portugali - Uzbekistan
Portugalia, një nga favoritët për të shkuar larg në Kupën e Botës, vjen pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj RD Kongos dhe ka nevojë urgjente për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.Nga ana tjetër, debutuesja Uzbekistani u mposht 3-1 nga Kolumbia në ndeshjen...
Burimi: KosovaPress • 102 fjalë
23/06/2026 - 18:03
Gola në Këshill të Evropës: Banjska, një e vërtetë me të cilën Serbia do të duhet të përballej
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, foli sot në një mbledhje të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për Serbinë. Gola përgëzoi hartuesit e raportit, duke thënë se adresimi i vërejtjeve të cekura në të do ta ndihmonte Serbinë të...
Burimi: KosovaPress • 400 fjalë
23/06/2026 - 17:39
BDI: VLEN për dy vjet po zhbën të arriturat 24-vjeçare të shqiptarëve
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) drejtuar nga Ali Ahmeti vlerësoi se VLEN për dy vite po zhbën të arriturat 24-vjeçare të shqiptarëve.BDI thekson se dy vite nga formimi i qeverisë pa legjitimitet etnik te shqiptarët, po dëshmohet çdo ditë se paralajmërimet tona kanë qenë të dr...
Burimi: KosovaPress • 560 fjalë
23/06/2026 - 17:39
OKB-ja informohet se serbët në Mitrovicë kanë qasje të barabartë në drejtësi
Njëri prej zyrtarëve më të lartë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u njoftua të martën se Gjykata Themelore në Mitrovicë ofron qasje të barabartë në drejtësi dhe shërbime pa diskriminim për të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës, pa dallim etnie apo përkatësie komun...
Burimi: KosovaPress • 247 fjalë