13/01/2021 - 23:19
Juventusi kalon tutje në Kupën e Italisë pas vazhdimeve me Genoan
Pas Milanit dhe Interit, edhe Juventusi ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë duke e mposhtur Genoan me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.Kulusevski dhe Alvaro Morata krijuan epërsi të hershme për Juventusin, brenda 23 minutave lojë, por skuadra e Genoas u rikthye fuqishëm në lojë dh...
Burimi: KosovaPress • 96 fjalë
13/01/2021 - 23:17
Thatësirë historike, Stambolli ka mbetur me 45 ditë ujë
Stambolli mund të mos ketë asnjë pikë uji, në fundin e muajit shkurt. Alarmin e kanë dhënë vetë autoritetet turke, duke deklaruar se vendi po kalon një periudhë thatësirë që nuk shihej prej të paktën një dekade.Metropoli turk, me një popullsi rreth 17 milionë banorësh, ka një re...
Burimi: KosovaPress • 174 fjalë
13/01/2021 - 23:07
11 ditë punë dhe vjen trofeu i parë për Pochettinon në PSG
Paris – Saint – Germain e ka fituar trofeun e Superkupës së Francës pasi e ka mposhtur Marseillen me rezultat 2-1.Mauro Icardi e kaloi skuadrën e Mauricio Pochettinos në epërsi në minutën e 39’, ndërsa braziliani Neymar e dyfishoi atë në 2-0 në minutën e 85’ nga penalltia, përc...
Burimi: KosovaPress • 92 fjalë
13/01/2021 - 22:58
Modriç përditëson lajmet mbi të ardhmen e tij dhe Ramosit në Real Madrid
Luka Modric thotë se bisedimet me Real Madridin mbi një kontratë të re po "shkojnë në një drejtim të mirë".Marrëveshja e yllit të Kroacisë skadon në fund të sezonit, por raportet kanë pohuar se ekziston një marrëveshje për një zgjatje të kontratës edhe për një vit.Fituesi i To...
Burimi: KosovaPress • 265 fjalë
13/01/2021 - 22:40
Betimi i Joe Biden-it, zbarkon Garda Kombëtare, Washingtoni në gjendje lufte
Washington-i e pret 20 janarin, ditën e betimit të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, me një qetësi që i ngjason asaj përpara stuhisë.Dyqane, banka e hotele kanë nisur të mbulojnë dritaret me panele druri. Policia ka mbyllur disa rrugë, thonë mediat e huaja, ku kalojnë vetëm ...
Burimi: KosovaPress • 240 fjalë
13/01/2021 - 22:37
Donald Trump presidenti i parë amerikan që i nënshtrohet dy herë votimit për shkarkim
Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që i nënshtrohet dy herë votimit për shkarkim.Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes në protestat e dhunshme në kongres.Demokratët kanë kaluar pragun për vota të mjaftueshme për të hequr nga posti Presidentin Donald Trump.Numërimi vaz...
Burimi: KosovaPress • 57 fjalë
13/01/2021 - 22:22
Këta janë kandidatët e VV-së për deputetë nga Podujeva
Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu, janë kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë nga Podujeva.Këtë lajm e ka bërë të ditur Qendra e Lëvizjes vetëvendosje në Podujeve.Ky është njoftimi i plotë:Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, sot...
Burimi: KosovaPress • 128 fjalë
13/01/2021 - 22:22
Emery flet për periudhën e tij në Arsenal dhe lëshon një mesazh për Artetan
Ish-shefi i Arsenalit, Unai Emery ka folur për kohën e tij në klub pas më shumë se një një viti nga dalja e tij nga “Emirates Stadium”, duke deklaruar se ai reflekton me kënaqësi për kohën e tij në Londrën veriore.Spanjolli kaloi një periudhë 18-mujore si pasardhës i Arsene Ëeng...
Burimi: KosovaPress • 343 fjalë
13/01/2021 - 22:16
Rekord infektimesh në Spanjë, 39 mijë raste të reja në 24 orët e fundit
Spanja ka regjistruar një numër rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit, që nga fillimi i pandemisë, me gati 39 000 persona të infektuar që nga e marta, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.Në total, 38 869 raste të konfirmuara dhe 195 vdekje u regjistruan ditën e fundit, për një...
Burimi: KosovaPress • 141 fjalë
13/01/2021 - 22:05
Gazetari i njohur i bashkohet PDK-së
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami iu është bashkuar PDK-së.Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes."Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana,...
Burimi: KosovaPress • 241 fjalë
13/01/2021 - 22:02
Qeveria daneze zgjat kufizimet
Kufizimet e vëna në Danimarkë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjaten me tri javë, njoftoi sot qeveria.“Numri i rasteve po rritet dhe ka shqetësime në lidhje me mutacionin britanik të virusit, që është veçanërisht ngjitës”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunic...
Burimi: KosovaPress • 74 fjalë
13/01/2021 - 21:37
Lojtari i Fiorentinës tregon çfarë i bëri Lukaku para se të realizonte golin e fitores
Mbrojtësi i Fiorentinës, Lucas Martinez Quarta ka treguar gërvishtjet në qafën e tij duke u ankuar se Romelu Lukaku ia shkaktoi ato me rastin e shënimit të golit të fitores në Kupën e Italisë.Incidenti ndodhi në minutën e 118-të në “Stadio Franchi”, pak para se Lukaku të fluturon...
Burimi: KosovaPress • 107 fjalë
13/01/2021 - 21:33
Kurti dhe Haxhiu pjesë e listës së VV-së për deputetë
Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të futë në garë për deputet, kryetarin Albin Kurti.Ky lajm është bërë i ditur nga aktivisti Atdhe Arifi, i cili ka shpalosur listën e kandidatëve të Qendrës në Prishtinë, e që kësaj liste i pr...
Burimi: KosovaPress • 134 fjalë
13/01/2021 - 21:09
Trump bën thirrje për ruajtjen e qetësisë mbarëkombëtare
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje sot për qetësi, ndërsa po afrohen protesta të reja në të gjithë vendin.“Po ju kërkoj: asnjë dhunë, asnjë krim, asnjë vandalizëm”, shkroi ai në një deklaratë të shkurtër, ndërsa Kongresi përgatitet për një impeachment tjetër...
Burimi: KosovaPress • 86 fjalë
13/01/2021 - 21:09
City mposht Brightonin dhe ruan hapin me liderët e tabelës
Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier League duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt vendeve të para në tabelë.Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 44’ të ndeshjes dhe ishte Foden ai i cili ia siguroi tre pikë të reja skuadrës së drejtuar ng...
Burimi: KosovaPress • 102 fjalë
13/01/2021 - 20:46
BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale
Brukseli u kujtoi sot me këmbëngulje vendeve anëtare të BE-së angazhimin e tyre për të mos filluar procedurat vetjake të prokurimit për vaksinat antiCOVID-19 dhe i nxiti të raportojnë rregullisht dhe saktë mbi numrin e personave të vaksinuar.Ndërsa të 27-t mandatuan Komisionin Europia...
Burimi: KosovaPress • 176 fjalë
13/01/2021 - 20:35
PSG – Marseille, a do ta rrëmbejë Pochettino trofeun e parë? Formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet finalja e Kupës së Francës, e njohur si Trophee des Champions ndërmjet Paris – Saint – Germain dhe Marselle.Ky do të jetë rasti më i mirë që trajner i sapo emëruar i PSG-së, Maurucio Pochettino ta fillojë aventurën e re në mënyrën më të ...
Burimi: KosovaPress • 92 fjalë
13/01/2021 - 20:34
Gastronomët katër propozime për Qeverinë e Kosovës
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i ka propozuar Qeverisë që të zgjatet orari i funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00, të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës dhe të falin dënimet e shqiptuara gjatë pandemis�...
Burimi: KosovaPress • 327 fjalë
13/01/2021 - 20:22
Juventus – Genoa, skuadra zbresin në fushë me këto formacione, pushon Ponaldo
Me fillim nga ora 20:45, Juventusi dhe Genoa ballafaqohen për një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë.Kjo fazë zhvillohet me vetëm një ndeshje, andaj skuadra që kalon tutje mësohet vetëm pas 90 minutave ose pas vazhdimeve ose penalltive, përcjell KosovaPress.Këto janë formacione...
Burimi: KosovaPress • 67 fjalë
13/01/2021 - 20:12
Republikanët diskutojnë fillimin e procedurës së shkarkimit të Trump të premten?
Drejtuesit e Partisë Republikane në Senat po konsiderojnë të fillojnë procedurën për të shkarkuar presidentin Donald Trump të premten, nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton tërheqjen sonte dhe ia përcjell atë Senatit, ka thënë një burim i agjencisë britanike të lajmeve Reuters.Një...
Burimi: KosovaPress • 115 fjalë